Moti i përkeqësuar papritur ka përfshirë Qarkun e Elbasanit dhe është shoqëruar për rreth 30 minuta me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër, vetëtima dhe rrufe në disa zona.

Një mot i tillë ka krijuar situatë problematike në disa akse të rëndësishme rrugore të Qarkut të Elbasanit, ku ka pasur përmbytje të disa segmenteve, si pasojë e daljes nga shtrati i përrenjve.

Ndërkaq, ka pasur edhe rënie gurësh nga lartësitë e shkulje pemësh nga era, të cilat kanë rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Fatmirësisht, deri në mesditë nuk rezulton të ketë pasur asnjë pasojë në jetët e njerëzve, ndërsa moti rreth orës 14:15 është qetësuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: