Italia është tronditur nga një krim i rëndë. Mësohet se një 42-vjeçarja me origjinë serbe Lidia Miljkovic u qëllua me armë dhe u vra nga ish-partneri i saj.
Vrasja ka ndodhur në lagjen Gogna, një zonë periferike në Vicenza.
Vrasësi u gjet i pajetë në një makinë të parkuar në një unazë perëndimore të Viçenzës. Tgcom shkruan se brenda makinës, përveç autorit, ishte dhe një tjetër trup i pajetë. Ndërkohë raportohet se burri pas vrasjes kishte shpërthyer edhe dy bomba.
(BalkanWeb)
