Belgjika ka marrë një fitore të rëndësishme në Nations League ndaj Polonisë, duke e mundur me përmbysje 6-1. Polakët realizuan pas gjysmë ore lojë me të zakonshmin Lewandowskin, për të zhvilluar më pas një takim për t’u harruar për t’a.
Se ekipi vendas do rikthehej fuqishëm në lojë u vu re në fundin e pjesës së parë, kur barazoi Witsel.
Pjesa e dytë nisi në mënyrë fantastike për Belgjikën, që mori epërsinë për herë të parë në këtë takim me De Bruyne në minutën e 60-të.
Më pas, erdhën edhe 3 gola të tjerë. Spikat Trossard me dopietë, ndërsa lënë gjurmën e tyre Dendocker dhe Openda.
Në sfidën tjetër të grupit, në Cardiff, Hollanda triumfoi 1-2 ndaj Wales. Goli i parë erdhi nga Koopmeiners, në fillimin e fraksionit të dytë, sakaq barazoi në limite Norrington-Davies R. Weghorst i dha 3 pikë “tulipanëve” në frymën e fundit.
(BalkanWeb)
