Në emisioni “Në shënjestër” në News 24, të gazetares Klodiana Lala, gazetari i kronikës Sokol Bregu kanë folur në lidhje me vrasjen e “Padrinos” së Vlorës, Edison Harizaj.

Ai është shprehur se personi i cili ka kryer vrasjen është një person shumë i ftohtë dhe profesional. Ai ka shtuar se ekzekutori ka pasur informacione paraprake se Edisoni nuk ka qenë i armatosur në momentin kur edhe do të kryhej vrasja e tij.

Klodiana Lala: Çfarë e pengon zbardhjen e ngjarjes?

Sokol Bregu: Aktiviteti kriminal ishte aq i madh. Ai nuk kishte një, përveç trafikut kishte edhe të gjitha histori që pasi nuk janë provuar se i ka bërë ai i marrim të supozuara. Sikur vetëm vrasjet e 2013 të kishte zbardhur prokuroria, rreth 114 vrasje, gjitha kokat e krimit sot do të ishin në burg.

Mos ti biem në qafë policisë se kemi të bëjmë me ekspertë. Mënyra se si ia kanë bërë vrasjen është shumë profesionale. Ai është një person që është shumë i aftë me armën ndaj autori duhet të ishte shumë i aftë.

Kush është më i rëndësishëm autori apo porositësi? Në rast se do ta lidhim rastin me atë të Dumanit. Po mos të ishte ai nuk do të bëheshin vrasjet? Do të bëheshin. Ekspertët që ekzekutojnë kështu nuk ke se çfarë u bën.

Njerëzit që po shkon të vrasësh kanë reagim të jashtëzakonshëm kur përballen me ju. Është ndryshe ku ke informacion që nuk ka armë. Këto bëjnë qitje çdo ditë.

Personazhi në fjalë akuzohet për shumë. Nga ta dimë se cila nga familjet ka kërkuar hakmarrje. Hakmarrja është botërore nuk e kemi vetëm ne. E njëjta ndodh në bandat amerikane.

Autori ka qenë i ftohë dhe ekspert. Dumani mënyrën e shpjegon me detaje për të të sjellë edhe ty në rolin e… ka talent letrar, sepse rrëfen edhe gjërat e imëta. Ata që ne i themi ata i shënojnë, mbase jo në bllok por

Artan Hoxha: Jo Dumani ka pasur vërtetë një bllok.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb