India është duke shqyrtuar një kufizim të importeve të frigoriferëve për të rritur dhe për të promovuar prodhimin vendas, duke ngrirë në këtë mënyrë dërgesat nga Samsung Electronics Co dhe LG Electronics Inc në tregun prej 5 miliardë dollarësh.
Sipas Reuters, qeveria indiane po konsideron të mandatojë importuesit, duke kërkuar licencë nga autoritetet, më qëllim që të zëvendësojë regjimin ekzistues të importit të lirë.
Kjo mund të pasohet nga një ndalim i importeve të frigoriferëve, për të krijuar mundësi për operacione me vlerë të shtuar në Indi, i cili ka njohuri të drejtpërdrejta për diskutimet e qeverisë.
Sipas burimeve, është thënë se ky vendim mund të merret brenda një muaji, duke shtuar: Ky vendim merret për të mbështetur të gjithë ata që prodhojnë në Indi dhe jo ata që importojnë këtu.”
Ministria Indiane e Tregtisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment dhe nga ana tjetër nuk kemi një reagim as nga zëdhënësit e Samsung dhe LG. Ky regjim licencimi do të rrisë barrën e pajtueshmërisë dhe do të rrezikojë vonimin e importeve.
Qeveria vlerëson tregun e frigoriferëve të Indisë në më shumë se 5 miliardë dollarë, me kompani të huaja si Samsung dhe LG që konkurrojnë me kompanitë kryesore vendase, përfshirë Voltas Ltd (VOLT.NS) të konglomeratit Tata.
Sipas burimeve, kapaciteti vjetor i prodhimit të frigoriferëve të Indisë ishte rreth 24 milionë njësi, por kërkesa ishte për rreth 15 milionë të tillë, një pjesë e së cilës plotësohet nga importet.
Qeveria nuk jep shifra për importet e frigoriferëve, megjithëse ka kompani si Samsung dhe LG, të cilët importojnë mijëra frigoriferë të nivelit të lartë çdo vit.
Një burim i tretë i industrisë tha se shitjet e frigoriferëve të mëdhenj, të nivelit të lartë, shumë prej të cilëve janë të importuar, janë rritur me shpejtësi, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 pasi njerëzit qëndronin brenda. Këto importe përbëjnë afërsisht 5-6% të shitjeve totale të Indisë.
Masa është në përputhje me programin “Make in India” të Kryeministrit Narendra Modi për të nxitur prodhimin vendas dhe për të dekurajuar importet.
India në vitin 2020 ndaloi importin e kondicionerëve me ftohës tashmë të shtuar. Po atë vit vendosi kufizime edhe në importet e televizorëve, duke prekur Samsung dhe prodhues të tjerë globalë.
India importon frigoriferë nga vendet me të cilat ka një marrëveshje të tregtisë së lirë, duke përfshirë Bangladeshin, Tajlandën, Indonezinë dhe Korenë e Jugut.
(Reuters/BalkanWb)
