Shqipëria prodhoi lojë por nuk mjaftoi ndaj Izraelit, që doli me fitoren 1-2 nga Shqipëria në Air Albania. Goli për kuqezinjtë u realizua nga Broja, ndërsa rivalët iu falën Solomon.  Futbollisti kuqezi, Nedim Bajrami shprehet se ekipi nuk luajti keq, edhe pse u mposht.

 

“Pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, në pjesën e dytë nuk u futëm mirë në fushë. Kemi pësuar dy gola shumë të shpejtë. U munduam të reagonim më pas, por nuk ia dolëm të barazonim.Pas kësaj ndeshje që kemi humbur, nuk e di nëse është më mirë. Si skuadër nuk kemi luajtur keq, pësuam dy gola që nuk duheshin pësuar. Unë pjesën time e kam bërë, nuk e di tani.Nuk e di pse u zëvendësova, ishte zgjedhje e trajnerit. Unë e pranova. Fizikisht isha shumë mirë dhe gati për ta vazhduar ndeshjen” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb