Këto janë lotët e një nëne që pas ikjes nga kjo jetë të djalit, Klevisit dhe bashkëshortit Bashkimit nga kanceri, rrezikon të humbasë edhe djalin tjetër Kristin 16-vjeçar, nga e njëjta sëmundje nuk ndalen.

Prej rreth tre muajsh, Fatmira Panxhi vjen nga Elbasani në Tiranë për të ndjekur kurat e djalit, që vuan nga Osteosarkoma, i cili konsiderohet si një nga rastet më të rralla të kancerit. Gruaja thotë se pas dy tragjedive të para për familjen e tyre, nuk mund të durojë edhe një të tretë.

Nëna e Kristit, thotë se pas vdekjes së burrit jetesa u bë më e vështirë. Ata jetojnë me qira në Elbasan, ndërsa ndihma ekonomike e përfituar nga shteti është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat bazike. Kristo ka për të zhvilluar edhe një seancë të tretë kimio, por shpresa e vetme që ai të rikthehet sërish në jetën normale mes të afërmve e miqve është që të kurohet në Greqi.

Kristi, është një fëmijë i dashur për edhe për fqinjët dhe njerëzit që e rrethojnë. Edhe Armando Aliu, fqinj i familjes Panxhi nuk i përmban lotët kur flet për djalin. Ai thotë se Kristi duhet të rikthehet sërish pranë tyre dhe i lutet Zotit për mrekulli!

Familjarët e Kristit e kanë përcjellë rastit edhe në platformën “Go fund me”, ku deri më tani janë mbledhur diku te 12 mijë paund, ende të pamjaftueshme për trajtimin e 16-vjeçarit, që kërkon 75 mijë paund.

“Kristo ka tre muaj dhimbje! Një ditë të gjithë do të ikim nga kjo botë, por Kristo jo tani. Kristo nuk mund t’i takojë që tani babin e humbur që prej katër vitesh dhe vëllain e vogël 9 vjeç që po e njëjta sëmundje i mori nga kjo jetë. Kristo s’e ka humbur shpresën, është një filiz i njomë që ka nevojë të rritet dhe të lulëzojë. E të bashkuar, ne mund ta ngremë nga ai shtrat”, është thirrja e familjarëve

Nëse dëshironi të kontribuoni për kurimin e Kristos, mund të klikoni në:

https://gofund.me/f5ae6263

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb