Gazetari Ilir Ikonomi publikon një fotografi të shkrepur më 12 qershor të vitit të errët 1999 nga rrethinat e Prishtinës, ku shqiptarët e Kosovës luftonin me serbët.

Në postimin e tij në “Facebook”, gazetari Ikonomi thekson se në foto është me luftëtarët e UÇK, vetëm dy ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Postimi i gazetarit:

14 qershor 1999. Një takim i papritur me luftëtarë të UÇK-së, dy ditë pas hyrjes së NATO-s në Kosovë.
Kisha shkuar atje si gazetar i Shërbimit Shqip të VOA. Kisha hyrë me trupat e NATO-s më 12 qershor nga Hani i Elezit.
Këtë foto na e bëri një koleg austriak që ishte me mua kur po eksploronim rrethinat e Prishtinës.
Më kujtohet se gjendja ishte ende e rrezikshme. I trembeshim ndonjë snajperi serb të fshehur në ato anë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb