Real Madrid zyrtarizoi Aurelin Tçuameni, një mesfushor francez, i cili në moshën 22-vjeçare ka mahnitur gjysmën e Evropës. Një nënshkrim me të cilin Los Blancos sigurojnë të tashmen dhe të ardhmen e mesfushës.

Por futbollisti nuk vjen i vetëm, pasi inkorporimi i tij në skuadrën e bardhë nënkupton edhe atë të partneres së tij Ornela, e cila ka marrë mirëseardhjen e familjes madrilene dhe me siguri do të kalojë mirë me pjesën tjetër të çifteve në “Bernabeu”. Partnerja e Tçuamenit është 24 vjeçe dhe franceze, bën një jetë pranë kamerave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Është krijuese dixhitale, siç duket edhe në profilin e saj në Instagram, ku grumbullon më shumë se 26 mijë ndjekës. Ajo gjithashtu ka një llogari në TikTok me deri në 70.000 ndjekës. Me flokë të zeza dhe kaçurrela voluminozë, ajo ndonjëherë ndërron frizurën për t’i bërë gërsheta apo për t’i lyer.

Ornela gjithashtu adhuruese e fotografisë dhe e udhëtimeve, por edhe e thonjve, të cilët i vë në pah në profilin e saj. Çifti është treguar shumë i kujdesshëm në publikimin e imazheve së bashku në rrjetet sociale, ku në raste të rralla janë parë të dy, duke dashur të ruajnë privatësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb