Në kishën Santa Sabina në Romë vunë kurore sot gazetarja e radios dhe televizionit shteteror irlandez Maria Flannery me djalin nga Tirana, Nikola Mikeli, project menaxher i kompanise amerikane “Dell”.
Djali nga Tirana po ben një karrierë të shkëlqyer në Irlandë, e cila po e ngre e emrin e Shqipërisë në majat më të larta të biznesit europian.
Në këtë ceremoni morën pjesë shumë personalitete të fushave të ndryshme si ambasadore, politikane, senatorë, biznesmenë si dhe krerë të lartë të Vatikanit.
Mori pjesë gjithashtu edhe ish-kryetari i komunes Shëngjin e ish-kryetari i komunës së Antrodoco, Itali, Salvador Kaçaj.
