Deputeti Dashnor Sula, në një reagim në Facebook ka akuzuar qeverinë për korrupsionin në vend.

Ai shprehet se sot drejtësia ka në dorë të kthejë shpresën e qytetarëve shqiptarë,. Ndërsa ka kujtuar edhe arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, Shehu thotë se ai në Shqipëri fitonte tendera publik.

Statusi:

Të gjithë do ta besonim demagogjinë e kreut të mazhorancës se ai ka vërtet vullnet për të luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin. Por ne sot e kemi shumë të freskët lajmin e arrestimit të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku në Itali me 20 kg kokainë. Ndërkohë që në Shqipëri Kajmaku fitonte tendera publik. Pastronte paratë e drogës me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Në Pallatin e Kongreseve të mbushur plot me punonjës administrate dhe qeverie ku u zhvillua dje konferenca anti korrupsion, ishte edhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cila me të drejtë apeloi që drejtësia të jetë vendimtare. Të luftojnë korrupsionin dhe kriminalitetin. Unë mbështes dhe i bashkohem thirrjes së kryediplomates.

Thirrja nga Pallati i Kongreseve të mbushur me qeveritarë dhe administratë publike merr kuptimin e duhur.

Partia Demokratike që nga 2013 nuk drejton asnjë institucion, ndërkohë që nga 2019 nuk drejton asnjë bashki. Ndaj është e qartë se kush e bën korrupsionin.

Ndërkohë që nga DASH, Moneyval e KE me radhë kanë nxjerrë raportet se korrupsioni është në çdo qelizë të administratës publike ndërsa Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të parave të krimit.

E thënë thjesht: Korrupsionin nuk e bëjnë qytetarët dhe opozita, por qeveria dhe pushtetarët.

Si ish-prokuror, inkurajoj ish-kolegët e mi me integritet të cilët jam i bindur se ka shumë, të veprojnë sa më shpejtë dhe pa u ndikuar nga askush. Drejtësia e ka në dorë të kthejë shpresën e qytetarëve shqiptarë. Ata e kanë në dorë frenimin e zbrazjes së madhe për shkak të atyre që përmendëm më sipër!

Dashnor Sula

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: