Kjo foto disi e rrallë, bardhë e zi, i takon datës 1 Shtator 1989. Është botuar në gazetën “Studenti” të asaj kohe, si ilustrim për ditën e parë të shkollës. “Opinion.al” e ka gjetur dhe ka identifikuar në qendër të saj, një student të anglishtes që atë ditë niste vitin e 3-të.
Studenti në qëndër të fotos është Arben Ahmetaj, Ministri i sapodekretuar i Financave dhe ish-Ministër i Ekonomisë.
Fotoja është bërë në hyrjen qëndrore të Fakultetit të Histori- Filologjisë, ku ndodhej edhe dega e gjuhës angleze.
(d.b/BalkanWeb)
