Ukraina ka reaguar në lidhje me deklaratën e Dmitry Anatolyevich Medvedev, një politikan rus i cili shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
Medvedev, duke komentuar kërkesën e autoriteteve ukrainase drejtuar SHBA për furnizim me gaz natyror të lëngshëm me pagesë të shtyrë në dy vjet si pjesë e programit Lend-Lease, deklaroi se Ukraina mund të mos ekzistojë si shtet në dy vitet e ardhshme.
“Kush tha se në dy vjet Ukraina do të ekzistojë në hartën e botës?”, është shprehur ai.
🤡Medvedev: "Who said that in two years Ukraine will exist at all on the world map?"
Thus, he commented on the request of the Ukrainian authorities to the United States for the supply of liquefied natural gas with deferred payment in two years as part of the Lend-Lease program. pic.twitter.com/vJIGOR1WTB
— NEXTA (@nexta_tv) June 15, 2022
Ndërkohë, Mykhailo Podolyak, këshilltar i shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës ka reaguar me fjalët se Ukraina ka qenë është dhe do të jetë.
“Nëse imperializmi rus do të kishte një fytyrë ajo do të ishte fytyra e Medvedevit. Një njerii i vogël plot pasiguri që vjell vrer ndaj Ukrainës ose kërcënon botën si e vetmja mënyrë për të afirmuar veten. Ukraina ka qenë, është dhe do të jetë. Pyetja e vërtetë është nëse Medvedevi do të jetë pas dy vitesh”, ka shkruar ai në Twitter.
If 🇷🇺 imperialism had a face, it would be #Medvedev. A small man with huge insecurities, who sprinkles poison towards Ukraine or threatens the world as the only way to assert oneself. 🇺🇦 was, is and will be. The question is where would Dmitry Medvedev be in two years.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) June 15, 2022
(BalkanWeb)