Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon shkarkimin e pesë punonjësve të Bashkisë së Vlorës.

Mësohet se kjo kërkesë e KLSH vjen pas kontrollit të ushtruar në bashki për disa muaj me radhë, në fushën e prokurimeve publike.

“BalkanWeb” mëson se KLSH ka dhënë rekomandim me shkrim për shkarkimin e pesë punonjësve të bashkisë, që merreshin me prokurimet, pasi janë gjetur shkelje në tenderime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb