Ndryshimi i stilit të jetesës dhe kalimi i një kohë më të gjatë përpara ekraneve të pajisjeve teknologjike do të ndikojnë negativisht në shikimin e njerëzve në dekadat në vijim.

Gjysma e popullatës së botës do të jetë miope deri në vitin 2050, për shkak të teknologjisë. Deklarata është bërë nga Brien Holden, studiues në institutin “Brien Holden Vision”, në Sidnej të Australisë. Ai shpjegon se ky problem te njerëzit do të vijë për shkak të ndryshimeve të stilit të jetesës dhe shikimit të ekraneve të kompjuterit gjatë gjithë kohës. Ky është një tetëfishim i rritjes së numrit të syzeve të miopët në vetëm disa dekada, transmeton gazeta Shqip.

Studimi analizoi 145 kërkime që kanë pasur 2.1 milionë pjesëmarrës, të cilat datojnë nga viti 1995 e deri më tani. Kjo analizë e të dhënave i lejoi ata të vlerësojnë ndryshimet e së ardhmes. Rezultatet treguan se 1.4 miliardë njerëz (23 për qind e popullatës së botës) vuante nga miopia në vitin 2000, që pritet të rritet në 4.8 miliardë njerëz në vitin 2050.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb