Të shtënat me armë zjarr para një kishe në Westville Hills, Alabama në shtetin jugor të SHBA-së  i kanë marrë jetën një personi dhe ka plagosur dy të tjerë. 

“Tre persona në kishën peshkopale të Agios Stefanos janë goditur nga plumbat. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal dhe po marrin tretman mjekësor. Fatkeqësisht, një nga prej tyre humbi jetën”, tha policia.

Ndërkohë është bërë me dije se është arrestuar i dyshuari i kësaj ngjarje.

Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar një sërë sulmesh me armë kohët e fundit, më i rëndi ai i shkollës së mesme në Uwalde, Teksas, më 24 maj, kur u vranë 21 persona, 2 mësues dhe 19 fëmijë.

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë nga të shtënat me armë në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë, duke përfshirë edhe bomba vetëvrasëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: