Kryeministri Boris Johnson ndodhet për një tjetër vizitë zyrtare në Kiev. Është vizita e dytë e paparalajmëruar që ai ka bërë në Ukrainë gjatë luftës. Herën e parë Johnson vizitoi kryeqytetin në prill.
Ndonëse kryeministri britanik duhet të paraqitej në një konferencë të organizuar nga një grip deputetësh të tij konservatorë në Doncaster, Johnson e anulzoi për shkak të vizitës në Kiev.
Boris Johnson sapo ka postuar në Twitter një fotografi të tij me Volodymyr Zelensky, duke shtuar: “Zoti President, Volodymyr, është mirë të jesh përsëri në Kiev”.
Mr President, Volodymyr,
It is good to be in Kyiv again. pic.twitter.com/wbpMuf6YqY
— Boris Johnson (@BorisJohnson) June 17, 2022
(BalkanWeb)