Mësuesja e pushuar nga puna, e cila i la nxënësit deri në 15 vjeç të pozojnë TOPLESS, këmbëngul me paturpësi se ajo “nuk ka bërë asgjë të keqe” dhe thotë “është art”

Mësuesja 41-vjeçare britanike, Emma Wright, e cila u pushua nga puna pasi i kishte lejuar nxënëset e saj vajza që të pozonin topless për një klasë fotografie, e ka mbrojtur projektin e saj duke e konsideruar art.

Emma u pushua nga puna dhe u ndalua të jepte mësim për dy vjet për shkak të skenave të turpshme nga nxënëset të moshës nën 15-vjeç në projektin shkollor që u lejuan prej saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në foto shfaqeshin vajza adoleshente që pozonin vetëm me të brendshme, ndërsa mbanin cigare dhe pije alkoolike në duar, që mbulonin gjoksin e zhveshur.

Zonja Wright tani është ankuar te zyrtarët e qeverisë dhe është zotuar të mos kthehet më në mësimdhënie.

Ajo tha ekskluzivisht për Sun Online: “Ndjej se ka një padrejtësi të thellë për këtë, por nuk do të apeloj sepse nuk dua më të jap mësim. Për këtë i kam shkruar deputetit tim, sindikatës dhe ministrit të Arsimit. Unë jam një person i mirë. Unë nuk jam personi që ata mendojnë se jam. Jam vërtet shumë e mërzitur për këtë. Ata studentë ishin të mrekullueshëm. Nuk kam aspak ndjenja të këqija ndaj atyre studentëve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: