Është hedhur në erë autostrada kryesore në Lysychansk. Bombardimet e kanë shkatërruar plotësisht. Rruga lidhte Lysychansk dhe qytetin  e Bakhmut, 55 km në jugperëndim.

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai, në një status në rrjete sociale tha se Lysychansk, kontrollohet ende nga forcat ukrainase, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse.

Qyteti i goditur po përgatitet për një betejë të mundshme në rrugë më trupat ruse që luftojnë ushtarët ukrainas në qytetin Severodonetsk, përtej lumit, shkruan aljazeera.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb