Pamjet që shihni tregojnë babë e bijë, shtetas britanikë që janë përfshirë në një ngjarje të rëndë, ku thuhet se 62-vjeccari ka përdhunuar vajzën. Ngjarja në fjalë është regjistruar në qytetin turistik të njohur të Malias në Kretë. Daily Mail shkruan se babai dhe vajza e tij po kalonin një mbrëmje nën efektin e alkoolit së bashku, ndërsa më pas i kanë kaluar caqet me veprimet ndaj njëri-tjetrit.

Zyrtarët grekë këmbëngulin se pamjet e CCTV-së nga lokali dëshmojnë rastin e tyre se babai, ka kryer ‘aktivitet seksual të papërshtatshëm’ me vajzën e tij, 33 vjeçe. Ai akuzohet se më pas e ka përdhunuar në një rrugicë të shkretë pasi ata dolën nga lokali në orët e para të mëngjesit të enjten e kaluar. Babai ka mohuar akuzat ndërsa këmbëngul për pafajësinë e tij. Pamjet në fjalë janë realizuar pak para orës 4 të mëngjesit të së enjtes së kaluar.

Vajza, e cila ka mohuar se autor i përdhunimit ishte babai i saj theksoi se ai ishte kthyer në hotel kur ajo ishte sulmuar. Pavarësisht natyrës së papërcaktuar të videos, zyrtarët e policisë greke këmbëngulin se ajo është një pjesë kyçe e çështjes kundër babait dhe besojnë se tregon kontakt seksual mes tyre. Kapiteni Sofia Loverdos i policisë së Kretës tha për MailOnline: ‘Videoja është jetike për këtë rast. Burri e preku gruan në mënyrë të papërshtatshme, tentoi ta puthte dhe gjithashtu e goditi. “Gruaja e mohon këtë, por pamjet e CCTV tregojnë diçka ndryshe. Deklarata nga dëshmitarët okularë tregojnë se burri dhe gruaja vazhduan të debatonin pas daljes nga lokalidhe se ata ishin gjatë gjithë kohës bashkë. Askush tjetër nuk ishte i përfshirë.”, tha polici.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burri doli para gjykatës së Heraklionit në fillim të kësaj jave, ku u deklarua i pafajshëm për akuzat për përdhunim, abuzim seksual dhe dhunë në familje. Ai aktualisht mbahet në selinë e policisë së Hersonissos, por do të transferohet në një burg në Tripoli gjatë fundjavës.
Babai dhe vajza besohet se kanë filluar të pinë në lokal rreth orës 01:00.

Një pjesëtar i stafit të lokalit tha se: “Vajza ishte shumë e dehur dhe gjërat po nxeheshin shumë mes saj dhe babait. Njerëzit po bënin shumë muhabet në lokal dhe ajo na tha se ai ishte babai i saj. Ata të dy dolën nga lokali pas orës 4 të mëngjesit. Ajo mezi ngrihej në këmbë dhe nuk ishte në gjendje as të fliste. Ishte shumë tronditëse kur dëgjova për përdhunimin disa ditë më vonë”. Sipas dëshmitarëve të tjerë okularë, babai dhe vajza vazhduan të debatonin pasi u larguan dhe më pas kaluan përpara një supermarketi aty pranë. Një sulm besohet të ketë ndodhur më vonë në një rrugicë qorre që ishte e mbuluar me shkurre. Gruaja raportoi se ishte përdhunuar në polici të shtunën e kaluar, ndërkohë që oficerët arrestuan pak më vonë babain e saj. Aktualisht vajza po qëndron në Kretë, ku ka qenë me pushime me të atin dhe është zotuar se nuk do të kthehet në Britaninë e Madhe derisa ai të lirohet.

Ajo i tha MailOnline në fillim të kësaj jave: ‘Mund t’ju them 100% se ai nuk më përdhunoi. Unë isha me pushime me të në Greqi dhe ai është babai më i mirë në botë. Nuk ka mundësi që ai të bëjë diçka kaq të neveritshme. Këtë ia kam thënë policisë greke, por ata thjesht po më injorojnë. Kjo është një situatë tepër stresuese, traumatike, por ka shpresë për ne. Na është thënë nga gjyqtari se nëse një test i ADN-së e pastron atë, atëherë ai do të jetë i lirë të shkojë.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb