Katër persona të akuzuar për vrasjen e një prokurori të profilit të lartë paraguaian, janë dënuar me 23 vjet burg.
Prokurori i Antimafias u ekzekutua në një resort plazhi privat në Kolumbi, ndërkohë që ishte në muaj mjalti.
45-vjeçari Marcelo Pecci, hetoi rastet e profilit të lartë të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Paraguaj, çka ka çuar edhe në dyshimin e ngritur nga autoritetet kolumbiane se janë grupet e krimit të organizuar të kenë organizuar vrasjen.
Pecci dhe gruaja e tij ishin në ditën e gjashtë dhe të fundit të muajit të mjaltit kur ai u vra në Baru, një ishull idilik në brigjet e Karaibeve.
Gjykatësi që kryeson çështjen në qytetin verior të Cartegna tha se dënimi i plotë prej 47 vjetësh për katër personat e lidhur me ekzekutimin, u përgjysmua si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, por përjashtoi përfitime të tjera si vuajtja e dënimit në shtëpi.
“Një person i pestë i akuzuar për përfshirje në ngjarje është deklaruar i pafajshëm, ndërsa i dyshuari i gjashtë mbetet i lirë”, tha policia kolumbiane.
Autoritetet besojnë se banda braziliane e burgjeve First Capital Command, një eksportues i madh i kokainës, ishte përfshirë në koordinimin e vrasjes, por thanë se ata nuk ishin në gjendje të identifikonin organizatorin pas sulmit.
Prokurori i Përgjithshëm i Kolumbisë, Francisco Barbosa u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp në fillim të këtij muaji se për ekzekutimin e prokurorit ishte paguar një shumë prej rreth 500,000 dollarë.
Hetuesit shtuan se krimi mund të lidhet me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe “terrorizmin radikal”.
Vetëm dy orë para sulmit, gruaja e Pecci, gazetarja Claudia Aguilera, kishte postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke njoftuar se ata ishin në pritje të një fëmije.
Ajo tha se ata ishin në një zonë të plazhit privat të Hotel Decameron mëngjesin e së martës kur burri i saj u vu në shënjestër.
Z. Peçi ishte pjesë e “A Ultranza Py”, operacioni më i madh kundër trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në historinë e Paraguajit.
Sipas mediave paraguajane, operacioni shkatërroi një rrjet që kontrabandonte drogë nga pikat e nxehta të prodhimit të kokainës nga Kolumbia dhe Bolivia përmes Paraguajit në Evropë.
Ai ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar, i cili në fillim të këtij viti kapi qindra miliona dollarë pasuri dhe arrestoi dhjetëra të dyshuar.
Byroja e SHBA për Narkotikët Ndërkombëtarë dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit tha se “puna e Peccit në luftën kundër krimit të organizuar qëndron si shembull për të gjithë ne – veçanërisht përpjekjet e tij për të sjellë para drejtësisë ata që u përfshinë në pastrim parash, trafik droge dhe korrupsion”.
Ndërsa Pecci kishte truproja në Paraguaj, ai nuk kishte asnjë mbrojtje gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi, dhe policia kolumbiane tha se nuk kishte dijeni për praninë e tij në vend.
(BalkanWeb)
