Ky është momenti, kur një automjet kalon në orën 03:11 të mëngjesit të sotëm dhe hedh nga dritarja e pasagjerit lëndën eksplozive në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga në Durrës.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë për “BalkanWeb”, ku shihet qartë se si hidhet nga makina eksplozivi që tronditi zonën e Kënetës mëngjesin e sotëm.