Ministria ruse e mbrojtjes thotë se gjatë 10 ditëve të fundit forcat e saj kanë shkatërruar 10 obus dhe deri në 20 automjete ushtarake të furnizuara nga vendet perëndimore në Mykolaiv, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Qyteti jugor u vizitua nga presidenti i Ukrainës Zelensky dje, kur ai bëri një udhëtim të rrallë larg kryeqytetit Kiev.

BBC nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto raporte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb