Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim homologen e tij finlandeze, Sanna Marin.

Në konferencën e përbashkët të mbajtur pas përfundimit të takimit, Rama nuk ka kursyer as batutat.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se do të kishte dëshirën që homologia e tij finlandeze, të vizitonte sërish Shqipërinë, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën.

“Në fund kam dëshirën t’i uroj kryeministres çdo të mirë, kur erdhi më tha ‘koha është shumë e bukur’.

Shpresoj që vizita, edhe se e shkurtër, do jetë e mjaftueshme ta bëjë kryeministren të mendohet të vijë përsëri, pse jo edhe me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin”, deklaroi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: