Një nga çështjet më të rëndësishme në shtëpinë e Bayernit është ajo e Serge Gnabryt. Kontrata e lojtarit përfundon vitin tjetër, me klubin që i ka ofruar rinovimin futbollistit, por ky i fundit akoma nuk është i bindur nëse dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Mynih apo jo.

Sipas BILD, sulmuesi i ka dhënë kohë vetes deri në fundin e pushimeve për të marrë një vendim përfundimtar. Ardhja e Mane ka shtuar akoma më shumë  dyshimet te Gnabry, jo për shkak të konkurrencës, por s’dihet nëse të dy do mund të përshtaten në repartin ofensiv. 26 vjeçari prej kohësh është pjesë e Bayernit.

Mnh
Mnh

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb