Autoriteti ushtarak në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) kanë bërë një postim në Telegram ku kanë paralajmëruar civilët që mos tu bionden sipas tyre dezinformatave të autoriteteteve ukrainase të cilat i bëjnë të shkojnë në pikat e evakuimit.

“Kanalet ukrainase dhe njerëzit në rrjetet sociale vazhdojnë të përhapin dezinformata në lidhje me evakuimin urgjent. Popullsia thirret për tubime masive në disa pika të qytetit. Administrata e distriktit Kievsky të Donetskut hedh poshtë këtë informacion.

Të ashtuquajturat “vend grumbullimi” janë lagjet e qytetit që janë nën zjarr të vazhdueshëm nga artileria armike! Shmangni grumbullimet masive, mos e rrezikoni jetën tuaj!”, shkruhet aty.

DPR postoi një imazh të një posteri që dukej se listonte vendet për takime, të mbivendosura me tekstin “dezinformim”. Nuk kishte asnjë tregues se kur ishte marrë fotografia ose ku ishte shfaqur posteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb