Martin Hinteregger thotë mjaft. Mbrojtësi austriak i Entrachtit të Frankfurtit është larguar nga futbolli i luajtur në moshën 29 vjeçare. Shkak për këtë vendim është bërë forma fizike e lojtarit, me futbollistin që e ka parë të arsyeshme të japë lamtumirën.
Klubi i befasuar ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Ky vendim meriton respektin maksimal. Faleminderit për gjithçka, ‘Hinti’! Të urojmë më të mirën për të ardhmen. Ti je dhe do të jesh një ‘shqiponjë’, siguroi Eintracht Frankfurt përmes ‘Twitter’.
Martin Hinteregger ka qenë një element i rëndësishëm i Frankfurt gjatë gjithë këtyre viteve, ku shumë herë ka qenë shtylla e ekipit. Në 3 sezonet e fundit, e kemi parë në fushë në mbi 25 sfida çdo vit.
Martin Hinteregger hat sich dazu entschieden, seine Karriere als aktiver Profifußballer zu beenden.
Diese Entscheidung verdient größten Respekt. Vielen Dank für alles, Hinti! Wir wünschen dir alles Gute für die Zukunft. Du bist und bleibst ein Adler ?#SGE
— Europa League Sieger 2022 (@Eintracht) June 23, 2022
(BalkanWeb)
