Sezoni futbollistik ka përfunduar dhe Alvaro Morata po shfrytëzon këtë kohë për të qenë sa më afër familjes.
Familja e sulmuesit spanjoll zgjerohet dhe njoftohet ardhja e fëmijës së katërt. Pas binjakëve, Alessandro dhe Leonardo dhe Edoardo-s së vogël, fëmija i katërt i çiftit është rrugës.
Bashkëshortja e sulmuesit spanjoll Alice Campello në një postim në rrjetet sociale me foton e tre fëmijëve të saj duke i puthur barkun ka shkruar: “Po vjen foshnja 4”. Pak ditë më parë të dy kishin festuar përvjetorin e martesës me miq dhe të afërm, duke u parë shumë të dashuruar dhe gjithnjë e më të afërt.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)