Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Nisida Tufa, kompozitori i mirënjohur Limos Dizdari ka rrëfyer në “Kjo Jave” News24 situatën e vështirë të shëndetit të tij, si dhe ka folur për qendrën Qendrën Kulturore Dea në Ksamil, që megjithëse siç thotë ai e ngritën me shumë sakrifica, tani nuk është më.

Dizdari shprehet se i kanë nisur disa letra kryeministrit Edi Rama, ku i shpjegon gjithçka, ndjeshmërinë dhe rëndësinë e qendrës Dea për të, por nuk mori asnjë përgjigje.

Pjesë nga intervista:

Keni dërguar shumë letra e keni kërkuar takime. Vajzat, ju keni tre, shkruan një letër për zotin Rama ku i shpjegonin gjithçka dhe ndjeshmërinë tuaj e rëndësinë e qendrës Dea për ju. U mor një përgjigje?

Jo, bile lanë pa përgjigje një pyetje të rëndësishme, ku i ke miqtë tuaj politikanë. I vetmi njeri që di si rregullohet zemreku i sahatit të një shteti sepse i njeh shumë mirë shtetin shqiptar dhe popullin shqiptar jep dorëheqjen e largohet. I thash si sepse kishe marrë përsipër të ndërmjetësoje për këtë, me tha ma le topin mua tani. Jo i thash mos i bjer po të duash. Unë gjithnjë kam pasur besim tek ai por ai nuk paska pasur besim tek unë. Ajo është çështjes e tij. Herën e fundit kam folur me të që përpara katër vitesh. Në fakt ai ka një të drejtë. Unë jam i vetmi që për 20 vite nuk e kam lejuar që të shembet Teatri Popullor.

Unë isha kryetari i Komisionit. Isha zv. kryetar, por kisha shumicën. Kryetar ishte Bardhyl Londo, me Bardhylin merreshim vesh sepse unë flisja sinqerisht, edhe ai. Të dy vinim nga lidhja e Shkrimtarëve dhe merreshim vesh. E Para që u prish në Shqipëri ishte Lidhja e Shqiptarëve. Pse u prish? Po u prish estrada, teatri…

Kur flitej për teatrin i thosha Edi Ramës me ç’lekë do ta bësh. Unë isha kryetar komisioni ai ministër Kulturës. Më ka premtuar Papandreu të më japë lekët. Por Papandreu ka aq halle vetë dhe pret të të japë lekë ty për këtë gjë? Edhe i thoja Ylli Bufit ministër i Ekonomisë, po ke lekë jepi, por ti vetë më kë thënë që nuk ka lekë.  Të njejtën i kam thënë edhe ministrit të Financave Anastas Angjeli, po ke lekë jepi i thoja. Të gjithë tërhiqeshin. Atëherë kërkonim me insistim që të gjithë të hidhnin firmën.

Do të ndërmerrni një hap tjetër teksa thoni që jam në pritje të zbatohet ligji. Mendoni që ka mbetur diçka që mund të bëni?

Në një letër që i bëra ministrit të Brendshëm i shkruaja: Nuk është nder i madh të vdesësh në bulevard duke protestuar, por të vdesësh në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të mbrojtur kulturën kombëtare është një nder shumë i posaçëm. Pas intervistës me ju, edhe në këtë gjendje të keqe shëndetësore do të protestoj, në Ksamil do të kthehem kur ministri Çuçi të më kërkojë ndjesë që nuk e mbajti fjalën, se më tha që do t’i nxjerr përjashta dhe gënjeu. Në takimin në gusht të 2021. I kam shkruar edhe shumë herë ministrit dhe nuk më ka kthyer. Unë nuk ulem nga pozicioni, e konsideroj si një qëndrim moral i çdo njeriu që ta mendojë mirë atë që thotë, edhe kur thotë “po” edhe kur thotë “jo”. Kur thotë “po” pse thua “po” dhe kur thua “jo” pse thua “jo” dhe a do ti rezistosh dot asaj që thua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: