Katër alpinistë shqiptarë janë bllokuar në Valbonë. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga për BalkanWeb nga gazetari Ismail Bucpapaj, mësohet se 4 alpinistët kanë ngatërruar rrugën në Valbonë pasi janë ndarë nga grupi tjetër i shokëve.
Katër alpinistët kanë mbetur tek Bjeshka e Zharit të Gjeles, ndërsa njëri prej tyre është dëmtuar në njërën këmbë.
Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, ndërsa mësohet se pritet që të mbërrijë një helikopter për t’i marrë, pasi terreni është shumë i vështirë për t’u aksesuar.
(BalkanWeb)