Liderët Perëndimorë e kanë quajtur presidentin rus Vladimir Putin, si lunatik, “mashkull toksik dhe me sindromën e inferioritetit.

Në Samitin e NATO-s në Madrid, kryeministri britanik Boris Johnson, tha se lideri rus ishte një i çmendur dhe një person me një maskilitet toksik. Sipas tij, nëse Putin do të ishte femër, agresioni ndaj Ukrainës nuk do të kishte nisur.

“Nëse Putini do të ishte një grua, që padyshim nuk është, por nëse do të ishte, unë me të vërtetë nuk mendoj se do ta niste këtë luftë të çmendur, të dhunshme dhe macho-iste siç e ka nisur.

Nëse doni një shembull të përsosur të maskuitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë”, tha Johnson për median gjermane ZDF.

Ai shtoi se më shumë gra duhet të jenë në pushtet në mënyrë që të tilla gjëra të mos përsëriten.

Ndërkohë, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se presidenti rus vuante nga “sindroma e njeriut të vogël”.

“Unë sigurisht mendoj se pikëpamja e Putinit për veten dhe botën është e një njeriu me ‘sindromën e njeriut të vogël’. Rrallë dëgjojmë për sindromën e njeriut të vogël tek gratë. Gjithmonë kjo ndodhe për gjininë mashkullore. Ndërsa Putin është maksimumi i përjetimit të kësaj sindrome”, tha Wallace sot për LBC.

Etiketimet për Putinin erdhën pas talljes që iu bë fotove të liderit rus në samitin e G7, ku ai shfaqej plot muskuj mbi një kalë dhe pa bluzë.

Në një tubim në Gjermani, Johnson, Justin Trudeau dhe Ursula von der Leyen e BE-së u dëgjuan duke bërë shaka se ata duhet të bënin “kalëronin të zhveshur nga mesi e lart” për të treguar se ishin “më të ashpër” se Putini.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: