Agnaldo Moraes është futbollist i Kukësit. Mesfushori nga Brazili  ka firmosur me verilindorët një kontratë 2 vjeçare. Lojtari ka luajtur më parë për Skënderbeun dhe Kastriotin.

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori brazilian Agnaldo Moraes është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

289392521 2967711230040871 8091725262410578798 N
289392521 2967711230040871 8091725262410578798 N

Moraes është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut ndërkohë që ka luajtur edhe me Kastriotin në Superiore. Në të shkuarën, ka qenë pjesë e ekipeve si RoPs, Molde e Vila Nova” – Shkruan klubi.
Kukësi kërkon që në sezonin e ardhshëm të fitojë titullin kampion.

Fe
Fe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb