Katër turistë çekë janë aksidentuar ditën e sotme në Kelmend. Mësohet se automjeti ka rënë në një greminë në rrugën e Vuklit.
Për fat të mirë katër turistët nuk janë lënduar dhe kanë shpëtuar për mrekulli, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Sakaq, kanë qenë banorët ata të cilët kanë ndihmuar turistët.