Publikohen emrat e tetë anëtarëve të KZAZ-së në Elbasan, që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në pranga kanë rënë anëtarët e KZAZ, Ylli Kuka, Oltion Bajrami, Durim Alla dhe ALgert Alla, përfaqësues të Partisë Socialiste; Erald Karriqi dhe Erjon Dashi, përfaqësues të Partisë Demokratike; Eduart Zito dhe Mili Vasku, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SE PARË ELBASAN

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal Nr.16, datë 05/01/2022, ndaj personave nën hetim;

1. Erald Karriqi, lindur me 17.06.1987;
2. Ylli Kuka, lindur me 14.01.1987;
3. Oltion Bajrami, lindur me 12.01.1985;
4. Eduart Zito, lindur me 21.01.1987;
5. Durim Alla,  lindur me 08.10.1973;
6. Erjon Dashi, lindur me 01.10.1991;
7. Mili Vasku, lindur me 19.04.1989;
8. Olgert Alla, lindur me 18.08.1982;

Të dyshuar se, kanë kryer veprën penale të “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, në formën e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal, duke shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale,më datë 21/06/2022, emrat e tyre si persona ndaj të cilëve zhvillohen hetime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb