Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës së përfunduar të Lumit të Vlorës.

Ai shkruan se kjo rrugë jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut

“MIRËMËNGJES ?
dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor, ju uroj një të diel të bukur?”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb