Fifi nuk ka ndërmend t’i ndalojë postimet intime me të dashurin e saj Adis Patushi.
Ky i fundit feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë dy dedikime shumë romantike në rrjetet sociale. Ajo ka postuar fillimisht një video në Instagram, ku shihet duke interpretuar këngën e ditëlindjes në dhomën e gjumit të zbukuruar me tullumbaca. Teksa i afrohet me tortë në dorë, Fifi i dhuron një puthje pasionante në buzë.
“Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im, gëzuar o ma i bukuri botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”, -shkruan ajo.