Kishte kohë që i mungonte tregut muzikor, ndaj është rikthyer me një këngë, që për Seldin është historia e tij personale. “So lehtë”, quhet kënga, që sjell edhe njëherë për këngëtarin vështirësitë që ka kaluar. Mesa duket për të ka ardhur momenti që të ndryshojë stil dhe të qëndrojë sa më larg komercialitetit. Ndërkohë duket se gjithçka po ecën më së miri në jetën private. Edhe pse nuk dëshiron që të japë shumë detaje, Seldi është më i dashuruar se kurrë.

“So lehtë” është titulli i këngës më të fundit. Me kë ke bashkëpunuar?
Kënga ka qenë shumë spontane, është krijuar nga Yrgent Syka, tekstin e kam bërë unë bashkë me Doruntinën. Na pëlqeu ideja dhe pse jo. U bënë kohë nga kënga e fundit.

Pse kaq kohë për një këngë të re?
Dua të filloj të bëj gjërat që kam qejf, të ndryshoj stilin.

Ke hequr dorë nga komercialiteti?
Gjithmonë pak komercialitet do ketë, por jo në mënyrë të ekzagjeruar. Kur po ndryshon bota pse mos të ndryshojmë edhe ne. Kudo stilet kanë ndryshuar kështu që duhet të përshtatem me kohën.

Në çfarë zhanri do të fokusohesh?

A ka mundësi që këngët t’i bëj vetëm me një kitarë dhe pa shumë zhurmë? Këtë dua të bëj.

Do të thuash balada?
Nuk është e thënë, sepse me një kitarë mund të bësh edhe këngë ritmike, por edhe balada.

Cilat kanë qenë komentet për këngën tënde më të fundit?
Deri tani kanë qenë mjaft pozitive dhe po ashtu edhe klikimet janë tregues. Jam shumë i kënaqur.

Mund të na tregosh diçka më shumë për këngën?
Titulli i saj është “So lehtë” dhe tregon që gjërat nuk janë të lehta për tu arritur. Është përvojë personale.

Do të thuash që ke treguar për veten?
Po, kënga flet për jetën time. Jeta nuk është ajo që kemi ëndërruar në shumicën e rasteve. Për mua disa nga ato që kam ëndërruar kanë ndodhur, por edhe në atë rast me vështirësi.

Je duke punuar për diçka tjetër aktualisht?
Po, jam duke punuar një album të ri, i cili do të jetë super i bukur dhe me këngë shumë ndryshe nga çfarë kam bërë gjithë këto kohë. Albumi do publikohet këtë vit.

Jeta private? Vazhdon të jesh i fejuar me Dafinën?
Jeta private shkon shumë mirë, por unë nuk kam dëshirë që të flas më shumë për këtë çështje. Nuk jam tip që më pëlqen të bëj publike gjëra për familjen.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb