Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas shtyrjes së seancës së deputetit demokrat Ervin Salianji.
Në një reagim në Facebook ai shkruan mes të tjerash se “pjesë e planit për t’i mbyllur gojën deputetit janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafajt”.
Reagimi i plotë:
Kolegu Ervin Salianji bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se vëllai i “rilindasit” Fatmir Xhafa vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.
Me procese gjyqësore të montuara në shkallën e parë dhe në apel, vëllazëria e drogës i është vërsulur deputetit të Partisë Demokratike me akuzën se ai u ka dëmtuar imazhin që me “djersën e ballit” e kanë vendosur në Itali e Venezuelë.
Pjesë e planit për t’i mbyllur gojën deputeti Salianji janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafa, agjentë të SHISH, dëshmitarë të rremë e mbi këta qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.
Ndodh edhe kjo, që një i arratisur ka besim te drejtësia.