100 milionë euro. Kjo është shuma që duhet të paguajë Barcelona, nëse dëshiron të firmosë me Bernardo Silvan. Lajmi është dhënë nga Daily Mal.
Mesfushori 27 vjeçar i Manchester Cityt është pjesë e listës së dëshirave të trajnerit të katalanasve, Xavi, me këtë të fundit që do donte shumë që portugezin ta kishte pjesë të skuadrës.
Silva luajti 2 sezone për Benfican, për t’u transferuar më pas te Monaco në Ligue 1 për 3 edicione. 5 sezone në Manchester tregojnë nivelin e vërtetë të lojtarit.
(BalkanWeb)