Krevate dopio të përmasave 200×180 cm, thënë ndryshe 2 metra gjatësi dhe 1,8 metra gjerësi. Karrige për drejtuesit me tapiceri lëkure origjinale natyrale, me shpinore të lartë dhe rezistente ndaj zjarrit, me krahë anësore me tub inoksi dhe bazamenti metalik me 5 degëzime ylli., janë orenditë luksoze me vlerë totale 1.2 milionë euro që do i shtohen zyrave të drejtuesve në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Në dokumentet e tenderit të zbuluara nga “News 24”, thuhet se kompania fituese është “RO-AL” SHPK me një ofertë sa gjysma e fondit limit. Ndërkohë që drejtuesit pajisen me orendi kaq luksoze e me vlera marramendëse, qytetarët vuajnë nga mungesa e shërbimeve dhe trajtimi.

Ne shkuam edhe në qendrën e konsultave ku merren rekomandimet për kryerjen e analizave. Ankesat e qytetarëve ishin jo të pakta. Ato thanë për “News 24” se shërbimi nuk ofrohet, e ndërkohë presin prej orësh në radhë.

Pas publikimit nga “News 24”, QSUT reagoi, duke thënë se mobiliet ishin porositur për Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme.

E vetmja gjë që QSUT-ja tha me bindje ishte fakti që “balta” e hedhur ndaj stafit të saj, pra blerja e krevateve dopio dhe karrigeve me tapiceri lëkure, nuk do ta demotivojë punën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb