Ministri i Mbrojtjes ruse Sergei Shoigu, ka deklaruar se disa nga armët që perëndimi po dërgon në Ukrainë janë duke përfunduar në tregun e zi.
Gjithashtu ai u shpreh se Ukraina kishte marrë më shumë se 28, 000 ton ngarkesë ushtarake deri më tani dhe sipas tij disa nga armët po shfaqeshin në Lindjen e Mesme.
Ndërsa nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë pretendim të tij.
“Sipas informacioneve që disponojmë, disa nga armët e huaja të furnizuara nga perëndimi në Ukrainë po përhapen në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme dhe se do të përfundojnë edhe në tregun e zi”, ka thënë ndër të tjera ministri i Mbrojtjes ruse.
(BalkanWeb)