Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pasur për vizitë të dy prindërit. Ky takim i munguar që prej nëntorit të vitit 2020 ka zgjatur rreth 6 orë.

Babai i ish-Presidentit, Haxhi Thaçi, dhe nëna Hyrë kishin udhëtuar drejt Hagës, aty ku po mbahen ish-krerët e UÇK prej gati dy vitesh.

Të dy prindërit janë parë të dalin nga dhomat e paraburgimit rreth orës 17:40.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb