Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit citon fjalët librit të shenjtë të besimtarëve Kuranin, ku thuhet se “Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”.

Mesazhi i Metës:

“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. – Kuran. ???
Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar!
Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit.
Adhurim dhe lutje të pranuara

Afaff
Afaff

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb