Rreth 30 persona kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi ajror në një mariket pak kilometra larg Sanas, kryeqytetit të Jemenit.
Sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’, rreth 30 persona të tjerë, shumica civilë, kanë mbetur të plagosur.
Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por grupi rebel Houthi ka akuzuar koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga Arabia Saudite.
Ofensiva saudite ka për qëllim të rivendos qeverinë dhe të thyejë reblet e ish-presidentit Ali Abudllah Saleh.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rreth 6 mijë njerëz, shumica civilë, janë vrarë që nga nisja e sulmeve në mars të vitit 2015.
(E.G./BalkanWeb)
