Yacine Adli është një nga afrimet e Milanit në këtë merkato verore. Mesfushori është prezantuar te klubi i ri, teksa nuk e ka fshehur dot entuziazmin. Ai thotë se kampionët e Italisë janë një nga skuadrat më të mira në botë.

“Mendoj se kur të thërret një ekip si Milani, nuk mund t’i thuash jo.Është një nder i madh të luash për një nga klubet më të mira në botë, më të mirin në Itali. Sigurisht që sezoni i kaluar me Bordeaux ishte i komplikuar, tre vitet e fundit kanë qenë të vështira duke pasur parasysh që kam ardhur në kohë të vështira për klubin.Megjithatë, kjo më ka ndihmuar të rritem si mashkull, duke u përballur me situata të vështira dhe mendoj se kjo më ka ndihmuar dhe do të më ndihmojë të kapërcej momentet e vështira në të ardhmen duke kujtuar të kaluarën dhe duke parë përpara.

Pozicioni i preferuar? Preferoj të luaj. Do të përshtatem me cilindo rol që do të vendosë trajneri për mua. Nuk kam preferenca, kam luajtur në shumë pozicione të ndryshme dhe kjo është një nga cilësitë e mia ndaj do të vazhdoj ta sjell atë në fushë” – tha ai.

 

Yyy

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: