Juventus është një ekipet më aktive në këtë sesion të merkatos. Në Torino kanë zbarkuar emra të rëndësishëm si Di Maria e Pogba, por në këtë pikë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të detyruar edhe të shesin.

Është çështje kohë që bardhezinjtë të humbasin shërbimet e De Ligt pasi Bayern Munich vjen me një ofertë të re prej 90 milionë euro, shifër që i afrohet shumë asaj që kërkojnë, 100 milionë euro. Juve mund ti merrte më shumë kartonit të De Ligt pasi Chelsea ishte gati të paguante klauzolën e largimit prej 120 milionë euro, por ka qenë vetë qendërmbrojtësi holandez që i ka bërë të ditur se ka zgjedhur projektin e Bayern, në këto kushte Juves nuk i mbetet që tjetër vetëm të marrë 90 milionë eurot plus bonuse të ndryshme.

La Gazzetta
La Gazzetta

Gjigandët gjerman kanë gati një kontratë 5-vjeçare për De Ligt nga ku do të përfitojë plot 18 milionë euro në sezon, shifra këto që ishin përcaktuese në këto negociata. Tani Juve duhet të kujdeset që gjejë pasuesin e De Ligt dhe të investojë një pjesë të mirë të kësaj shume për të siguruar edhe kartonin e Zaniolo-s.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb