Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanoviç në përkujtim të 27-vjetorit të masakrës së Srebrenicës ka shprehur solidaritetin dhe përulësinë ndaj familjarëve dhe miqve të viktimave të gjenocidit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Përmes një postimi në Facebook, Gjykanoviç është zotuar se nuk do të lejojë që një masakër e tillë të përsëritet sërish në rajon, aq më tepër të mohohet dhe refuzohet pranimi i gjenocidit të Srebrenicës.
Gjykanoviç reflekton përmes “mësimeve të nxjerra nga e kaluara”, në mënyrë që “të mos lejojmë kurrë më vuajtjet për shkak të dallimeve dhe urrejtjes”.
Postimi i plotë:
Hiqni në heshtje të vërtetën se gjenocidi ndodhi para syve tanë dhe se ishim të pafuqishëm për ta parandaluar atë.
Të përulur para viktimave dhe familjarëve dhe miqve të tyre, me të cilët ndajmë dhimbjen edhe sot 27 vite pas masakrës së Srebrenicës. I shqetësuar para se të mësojë se politikat e mohimit të krimit dhe refuzimit të njohjes së gjenocidit të Srebrenicës në këtë rajon nuk kanë heshtur asnjëherë. Të vendosur që mbi mësimet e nxjerra nga e kaluara, të mos lejojmë kurrë më vuajtjet për shkak të dallimeve dhe urrejtjes
