ITALI – “Podolski do të jetë përforcim i madh për Interin”. Kështu është shprehur trajneri i Interit, Roberto Mancini, pas mbërritjes së kampionit të botës të premten në Milano, ku pritet që të nënshkruajë marrëveshjen e huazimit me Interin.

Podolski do t’i nënshtrohet vizitës mjekësore të shtunën dhe pritet që të aktivizohet për herë të parë me fanellën e Interit të martën në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të Juventusit.

I shpallur kampion i botës në 2014 me Gjermaninë, sulmuesi 29-vjeçar nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionatin e Anglisë këtë sezon.

“Unë e njoh atë shumë mirë si një lojtar, pasi e kam ndjekur atë edhe në kohën kur ishte tek Bayern Munich. Ai do të jetë një përforcim i madh për ne”, – ka deklaruar trajneri Mancini.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: