Është shoqëruar me debate të forta seanca plenare. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, ka refuzuar t’i japë fjalën kreut të PD, Sali Berisha.

Ky i fundit i është drejtuar foltores për të marrë fjalën, por Felaj nuk e ka lejuar, duke i thënë se nuk është radha e tij.

Menjëherë pas kësaj, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke detyruar Felajn që të ndërpresë seancën për 5 minuta.

Pjesë nga debati:
Felaj: Nuk mund ta këmbeni kohën vetëm me një deputet të grupit parlamentar.
Alibeaj: Hoti është pjesë e grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim.
Noka: Ti e ke aty njoftimin.
Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën.
Bylykbashi: Rregullorja parashikon ndërrimin e fjalës së deputetëve me marrëveshje.
Felaj: Koha e debatit është 4 orë. Secili grup ka kohën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb