Ky është momenti kur Sali Berisha ka mbërritur në foltoren e Kuvendit, për të marrë fjalën, por është refuzuar nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.

Siç shihet në video, Berisha nuk pranon të lirojë foltoren, ndërsa në mbështetje të tij shkojnë edhe deputetët demokratë, duke rrethuar foltoren e Kuvendit.

Ndërkohë, te foltorja kanë mbërritur menjëherë edhe forcat e Gardës. Kjo ka bërë që drejtuesja e seancës të ndërpresë seancën për pesë minuta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb